Berisha përuron dy rrugë në Berat

Fillimisht, kryeministri përuroi përfundimin e rikonstruksionit të rrugës Nacionale- Lapardha 2, me gjatësi 3.5 km, gjerësi 6 metra dhe vlerë investimi 67 milionë lekë. Rruga e rikonstruktuar do t’i japë një hapësirë të re komunikimi 12 500 banorëve, ku përfitues direkt janë fshatrat Lapardha 1 dhe Lapardha 2, ndërsa indirekt do të përfitojnë edhe 12 fshatra të komunës Lumas. Gjithashtu, rruga u vjen në ndihmë edhe fermerëve të zonës, duke lehtësuar shërbimet për produktet bujqësore e blegtorale, si dhe për nxjerrjen e tyre më shpejt në treg.
“Ne do të bëjmë gjithçka që ju të keni shkollat, kanalizimet dhe sistemin e vaditjes të standardeve më të mira. Në këto vite ne kemi investuar këtu, në rrugë, shkolla, kopshte e kanalizime rreth 600 milion lekë pa llogaritur shumën që kemi investuar në mbështetje të frutikulturës dhe serave në komunën tuaj. Ju garantoj se në vitet që vijnë kjo shumë do të shumëfishohet”, tha Berisha para banorëve të zonës.
Mandej kryeministri vijoi me përurimin e rrugës fshat Mbreshtan-Sinjë, me gjatësi 10.1 kilometra, gjerësi 4 metra dhe vlerë 131 milionë lekë, prej së cilës do të përfitojnë 5 500 banorë të zonës. Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, rruga e re lidh komunat Sinjë dhe Mbreshtan, duke bërë përfitues direkt fshatrat Mbreshtan, Galinë, Pastal, Sinjë, si dhe përfitues indirekt fshatrat Sadovicë, Kamcisht, Mbieshovë dhe Mbolan.
“Jeni fatlum sepse ndërtimi i këtyre rrugëve nuk kërkon votën me tre të pestat në Parlament, sepse në të kundërt, ju garantoj se nuk do të ndërtohej qoftë edhe 1 km rrugë apo tuba për ujësjellës dhe vaditje. Sepse zoti Rama mendon se duke vështirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë do të mund të ngjallë tek ata pakënaqësi ndaj qeverisë dhe në këtë mënyrë do të mund të ngjisë shkallët e pushtetit”, u shpreh Berisha duke iu referuar kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
/Start/E.B/
2011-10-29 21:10