E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati drafti për kontrollin e matësve të energjisë

Burime të ERE-s thonë se me këtë kontratë do të garantohet verifikimi i saktësisë së aparateve matëse të energjisë dhe kolaudimi i tyre në momentin e daljes për herë të parë në treg, ose para përdorimit për herë të parë te konsumatori, inspektimin periodik për verifikimin e saktësisë së aparateve dhe sistemit matëse, verifikimin, kolaudimin, vulosjen, etj. 

Gjithashtu pjesë e drafti do të jenë mirëmbajtja e matësve të energjisë elektrike, pajisja me certifikatë e tyre,  kolaudimi periodik i matësve të energjisë, në periudha kohore të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, etj.

Ky draft vjen pas disa rregulloreve të reja që ka ndërmarrë ERE për rregullimet e plota ligjore pas konstatimeve për disa abuzime në dëm të konsumatorëve./Start/

                                                                                             2011-10-30 08:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›