Berisha përuron nisjen e punimeve për rrugën Mollas-Selitë-Frashër
Prodhimi juaj më shpejt në treg, me kosto më të ulët e me fitim më të lartë
15 mijë banorë të komunave Mollas në Elbasan dhe Kozare në Kuçovë do të lidhen në një kohë më të shkurtër përmes rrugës që po ndërtohet. E gjatë 7.5 km ajo mundëson daljen e prodhimeve të zonës më shpejt në treg, me kosto më të ulët e me fitim më të lartë.
Berisha deklaroi se projekti i demokratëve për mbështetjen e prodhimit bujqësor e blegtoral është i vetmi që shkon aty ku fermerët kanë nevojë.
“Do të porositet Ministria e Bujqësisë që projektet e 1000 ha të kësaj zone të kenë përparësinë më të madhe të financimit. Kjo rrugë një investim prej 300 mln lekë dhe i shërben rreth 15 mijë banorëve, ju do të keni infrastrukturë te njëjtë me qytetet. Do hapet shumë shpejt trafiku për autostradën Tiranë –Elbasan. Do sillni prodhimin tuaj në një treg gjigant, më i madh që hapet para jush, që të shisni më shumë dhe të fitoni po më shumë”, vlerësoi Kryeministri.
Alternativa tjetër po mendon për rrënimin e tyre nga mallrat e importit tha Berisha duke iu referuar propozimit të PS për heqjen e TVSH për miellin, grurin, vezën, mishin, qumështin.
“Nga maja e malit dhe kudo që të hedhësh shndrit djersa dhe mundi juaj. Pashë punën tuaj.
Alternativa tjetër thotë që qumështi i lopës tënde të cilën e mban dhe e ushqen me mundim të bëhet e pavlerë, se ai shoku i autobusit thotë se do të heq TVSH për të. Por nëse ndodh kjo do të kishte një bllokim të prodhimit tuaj. Kjo do të ndodhë dhe me fushën e grurit, ai do të kalbet. Dhe me miellin e vezën”, u shpreh Berisha.
Rruga në rikonstruksion Mollas - Selitë-Frashër është një investim prej 300 milion lekesh financuar nga BERZH – BEI dhe qeveria shqiptare, ndërsa ajo Mollas-Qender-Lagjia e Gineve, 49 milione leke.
...