E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha prek suksesin ne Danimarke

Ishte lojtar i Rosenborgut ne pjesen e pare te ketij sezoni, por nuk gjeti hapesire dhe duhej te kalonte ne Danimarke, tek Horsens, ku ka prekur menjehere suksesin. Behet fjale per sulmuesin shqiptar, Besart Berisha. Sipas mediave daneze, Berisha eshte shnderruar ne nje lojtar me mjaft rendesi ne radhet e ekipit te tij Horsnes, qe fitoi ne ndeshjen e fundit 2-1, ndaj Norsjelland. Autori i golit te fundit qe u dha tre pike te cmuara vendasve, ishte kosovari i kombetares shqiptare. Pas paraqitjeve te fundit Berisha shprehet: "Eshte nje ndjenje fantastike. Kur erdha ne dimer, nuk mund te besoja se ne mund te kishim ecur kaq mire. Kjo eshte nje gje e pabesueshme dhe une ketu jam per te treguar veten time." Kartonin e sulmuesit kosovar e mban ekipi i Bernlit, ne "Premiership", qe pas nje demtimi e huazoi Berishen fillimisht tek Rosenborgu dhe ne pjesen e dyte te ketij sezoni, ne radhet e Horsensit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›