E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Goli, dedikim edhe shqiptareve

Te gjithe shqiptaret marrin nje dedikim te vecante, per golin e fundit te Lorik Canes qe e shenoi ndaj ish-ekipit te tij, Paris Sein Zhermen: "I kam shenuar edhe me pare Parisit, por jo brenda ne fushen e tij. Jam vecanerisht i kenaqur qe edhe shume tifoze te kombit tim, shqiptaret kane pasur mundesi qe ta shihnin kete ndeshje. Golin e shenuar ia kam dedikuar edhe atyre", - thekson Lorik Cana." Olimpik Marseje fitoi 3-1 ndaj PSG-se ne javen e fundit dhe kryesuesi i kampionatit, Lioni eshte mundur nga Okseri, duke i shtuar shpresat e ekipit te Canes, per te fituar titullin ne France. "Ne jemi shume te lumtur. Kjo fitore na jep vertet zemer. Per lojtaret, perkrahesit, te gjithe qytetin e Marsejes". Lioni qe ka fituar gjashte tituj kampion ne France shihet favorit per t'u shpallur serish kampion. Edhe pse eshte mundur Cana beson, sikurse trajnerit Gerets besojne se Lioni mbetet ekipi me i forte. "Eshte shume heret per te folur per titullin kampion. Ne duhet te rikuperojme gabimet tona. Per mua, Lioni mbetet perpara te tjereve. Jane edhe 30 pike ne loje dhe deri ne fund do te kete edhe shume pune per te bere, para se te mendojme se do te jemi kampione te Frances." Lorik Cana, nje lider i Marsejes,

E ardhmja

Pas ndeshjes me PSG, Cana eshte shprehur i bindur se do te largohet ne fund te ketij edicioni, ne nje kampionat me te forte. "Kam oferta nga Anglia dhe Gjermania", - perfundon Cana.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›