E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani i rikthen besimin e munguar Kievos

Lacio ne fillim e nisi shume mire kampionatin dhe shpresonte se do ta kishte te sigurt pjesemarrjen ne Evrope. Por synimet e ekipit te Lacios pesuan nje tronditje te forte, nga Kievo, e cila me fitoren e fundit ne "Olimpiko" i eshte larguar paksa zones se ftohte. Sulmuesi i kombetares sone, Erjon Bogdani shenoi golin e pare, per Kievon, qe fitoi paster 3-0. Mediat italiane shkruajne: "Per Lacion fluturon gomari". Ekipi kryeqytetas, ku eshte drejtor teknik edhe Igli Tare, pritet te marre masa ne fund te sezonit, per shkak se nuk eshte permbushur objektivi. Ka pasur edhe probleme ne ndeshjet e kaluara, ku Tare ka pasur perplasje me disa lojtare te ekipit te tij. Gjithsesi, pas fitores se fundit te Kievos, paraqitja e lojtarit kuqezi, Erjon Bogdanit eshte vleresuar, ku i eshte dhene merite per golin e pare dhe per lojen qe zhvilloi ne sulmin e ekipit te tij. Erjon Bogdani shenoi pas nje viti, por gjate ketij sezoni ai eshte aktivizuar shume rralle.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›