E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha premton cirkun komedine dhe planet per 2017-n


Edhe sot ne mbledhjen e qeverise Kryeministri Berisha eshte perqendruar ne sferen artistiko-kulturore te vendit. Ai ka rikujtuar ngritjen e teatrit te komedise duke shprehur vendosmeri per te mbeshtetur komedine shqiptare.

Gjithashtu Berisha ka premtuar mbeshtetje per cirkun kombetar. Kreu i qeverise premtoi se edhe qeverite vendore do te ndihmojne ne modernizimin pasi mbeshtetja e veprimtarive kulturore do te jete e madhe.

Natyrisht kjo mbeshtetje do te parakuptoje garen dhe te gjitha rregullat pra nese ne vendosim te mbeshtesim por ajo qe mund te them se aty ku eshte investuar rezultati eshte i prekshem dhe konkret. Mund dhe duhet te permiresohet me tej por mbeshtetja qe eshte dhene dhe do ti jepet operes teatrit kombetar teatrit te komedise cirkut ansamblit te kengeve dhe valleve popullore. Nuk do te pranojme te humbasim asgje nga trashegimite e pasura qe kemi tha Berisha.

Ai u shpreh se te gjithe duhet te jene te vetedijshem se Shqiperia vizitohet nga 13 milione turiste. Kemi detyrime qe ata te ndjekin veprimtarite artistike. Duke percaktuar kete politike shfrytezoj rastin te ftoj qeverite vendore te perfaqesojne me politikat e tyre mbeshtetjen e institucioneve kulturore qe ato kane dhe jane nje seri qytetesh te medha te vendit qe kane trashegimi shume te mire artiste te shkelqyer dhe qe me perkujdesje te vecante mund edhe ato te gjallojne ndjeshem jeten artistike te qyteteve.

Kryeministri Sali Berisha paraqitur ne mbledhjen e qeverise edhe planet afatgjata. Berisha duke iu referuar nje sere raportesh ka folur per nje zhvillim ne rritje te Shqiperise. Kreu i qeverise theksoi se ne vitin 2017 vendi do te renditet tek vendet me te ardhura shume te larta.

Nje raport shume i rendesishem eshte raporti i OKB-se per perspektiven boterore te ekonomise per vitin 2011. Ne kete raport theksohet se per here te pare Shqiperia eshte ne grupin e dyte si vend me te ardhura mesatare. Ne raport ka vleresime te tjera pozitive shume te rendesishem te cilat flasin per ate te cilen mund ta quajme ne gjuhen e publicistikes entuziazmin e ekonomise shqiptare. Shqiperia ne vitin 2017 do te jete ne grupin e vendeve me te ardhura me te larta- ka deklaruar Berisha gjate mbledhjes se qeverise.
Fjalen e vet ne mbledhjen e qeverise kreu e mbylli me premtimin per demshperblim te te perndjekurve politike.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›