E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysen Hakani pionieri

Hysen Hakani hyri i pari ne filmin artistik dhe i pari doli prej saj. Regjisori nderroi jete ne moshen 79-vjecare. Sot homazhet ne Teatrin Kombetar ora 10.00-12.00.


Per te paret tregojne histori si per magjistaret. Historia per te paret eshte histori per ditet kur ata token ku nuk kalonte kembe njeriu e punuan per kohet kur njiheshin te urtet por mungonin te diturit. Te paret hapnin rruge permes detit drejt tokes se premtuar.


Atyre u kendohet dhe ata nuk velen nga kenget. Edhe kur kengetarin e ze gjumi tek iu numeron punet e medha ata ia falin siesten e vockel. Ata smbajne pergjegjesi as per gjumin e as per kenget e pasardhesve.


Sot qe e percjellin per ne banesen e fundit Hysen Hakanin 28 korrik 1932 Berat-7shkurt 2011 Tirane e ndjek historia e te parit. Ai titullin Mjeshter i madh i Punes.


shte regjisori i filmit te pare artistik metrazh te shkurter Femijet e saj 1957.
fare erdhi me pas ne krijimtarine e Hakanit mund te ilustrohej me nje kuader te vetem nga ky film eshte skena ne kasollen e magjistares.


Nje nene e re Marie Logoreci pret me zemer te ngrire qe magjistarja ti shpetoje djali i kafshuar nga qeni i terbuar. Kjo skene nuk ka fjale as ze. Kamera mban ne fokus nje portret qe e shnderron te gjithin ne nje goje te zeze shpelle pa dhembe. Nje klounade me shallvare trans shtrigash.


Femijet e saj ka hyre ne historine tone te kinemase si i pari film artistik shqiptar por nuk ka tipare te qarta te gjinise se filmit artistik nuk nenkupton nje krijimtari autentike te imagjinates. Skena ne fjale nga me te gjallat dhe me te bukurat e fillimeve te kinemase profesioniste ne Shqiperi sikur i eshte marre trupit te nje kryevepre te kinemase pa ze kinemase horror per shpirtrat e nates.


Nje zemer e vjeter ne nje trup te ri. Krijimtaria e Hakanit keshtu fillon.
Femijet e saj eshte ndertuar mbi elemente te gojedhenes mesuesi i fshatit ne rol Naim Frasheri e nis me na ishte njehere. Jemi ne nje fshat te humbur prapa bote ku njerezit i shohin mesuesit dhe mjeket si djaj te rinj.


Lufta kunder zakoneve prapanike eshte edhe nje detyre e vogel per propaganden qe permbush vepra e pare kinematografike. Kinostudioja kishte 5 vjet e hapur. Te paret qe u shkolluan ishin te frontit te emergjences dokumentaristet. Moska u be me pas qendra e pelegrinazhit te dijes nga Lindja per kineaste si Anagnosti shkrimtare si Kadare e Agolli psikiater inxhiniere...


Pastaj Praga. Ne Akademine e saj te Filmit u pergatiten Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo. Hakani realizoi punen e diplomes Pokrok hotel 1956 dhe u kthye ne Shqiperi.
Dhamo ben me 1958 Tana filmi i pare artistik me metrazh te gjate.


Ne nje interviste te vitit 2007 Hakani thote Donim bashke me kolegun Kristaq Dhamo te benim nje film me pasion dhe dashuri ne nje kohe kur veshtiresite ishin shume te medha. Ndihem krenar se kemi hedhur hapat e pare dhe mbollem nje fidan te shendoshe.


Te dy pionieret realizojne pak filma. Ata te cilet gezojne nje status ne audience jane edhe me pak derisa ne mesin viteve tetedhjete si njeri dhe tjetri i kishin nderprere njehere e pergjithmone lidhjet me kinemane.


Ne filmografine e Hakanit jane pak veprat qe permenden per nje arsye apo nje tjeter.


Popullariteti i Debatikut qe e realizoi si bashkeregjisor me Gezim Erebaren eshte te shijet e nje shikuesi i pergatitur per ta pare Luften Nacional lirimtare ashtu si shumica e tregimeve per luften me patriote te ndershem dhe femije te varfer dhe patriote si te Njesiti gueril me pas.


Toka jone ishte tashme nje veper e njohur dramatike prej Kole Jakoves ashtu si Oshetime ne bregdet e bazuar ne dramen Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkes.


Ne te njejten interviste Shekulli dhjetor 2007 ai thote Kisha endrra me te medha por ngjarjet e medha qe ndodhen ne vendin tone nuk u rrokullisen ashtu sic mendoja e deshiroja dhe i kam mbetur borxhli moshes.


Mund te isha shume me teper por kam kenaqesine qe dal ne rruge dhe me pershendesin. Kjo eshte dekorata me e madhe e jetes sime. Me urojne per filmat qe jane bere 50 vjet me pare. Por qe une i shoh si pullat e postes te arkivuara qe sa me shume kohe kalon aq me shume u rritet vlera.


Hysen Hakani hyri dhe doli pionier nga kinemaja.
Shkroi dhe botoi edhe tri libra Shkon dem sapuni tek arapi Jane prishur semaforet Skaner Truri i vune fshesen treni stop mbeti ne tranzicion shqipot nuk e humbin shpresen kane vu plencin ne timon.

Filmografi

1957> Femijet e saj
1961> Debatik
1963> Toka jone
1966> Oshetime ne bregdet
1969> Njesiti gueril
1972> Ndergjegja
1977> Cirku ne fshat
1979> Mysafiri
1981> Plaku dhe hasmi
1984> Lundrimi i pare
Te dhenat mbi filmografine dhe fotot nga filmat jane kontribut i Arkivit Qendror Shteteror te Filmit


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›