Berisha pret Arvizun: Zgjedhjet, transparente

Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, i cili shoqëronte vëzhguesit, në fjalën e tij vuri në dukje se ky mision vëzhgimi, me rreth 60 vëzhguesit e tij, ishte një kontribut i drejtpërdrejtë i qeverisë amerikane për transparencën e procesit zgjedhor.
Arvizu theksoi se ky mision i veçantë dhe kaq i gjerë vëzhgimi është një dëshmi e qartë e miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë por edhe e angazhimit ndaj vlerave që dy vendet ndajnë së bashku.
Nga ana e tij, Berisha shprehu mirënjohjen ndaj vëzhguesve për gatishmërinë dhe kontributin e madh për të siguruar transparencë maksimale në procesin e votimit dhe numërimit të votave. Berisha vuri në dukje se procesi zgjedhor që po zhvillohet mbështetet mbi një bazë ligjore solide, konsensuale dhe të certifikuar ndërkombëtarisht dhe se përdorimi i teknologjisë në procesin e numërimit garanton transparencë dhe saktësi maksimale në këtë proces.
Ai theksoi se çdo votë e hedhur në kutitë e votimit për kandidatët e subjekteve të ndryshme, do të numërohet me saktësi të plotë. Kryeministri Berisha vlerësoi dhe ndau të njëjtin qëndrim me atë të kreut të misionit të OSBE/ODIHR zotit Stonestreet, i cili gjatë prezantimit të deklaratës paraprake theksoi se pavarësisht zgjatjes së procesit të numërimit ajo që ka rëndësi dhe mbizotëron është saktësia dhe transparenca e këtij procesi.
“Mazhoranca mbetet e vendosur për të pranuar çdo rezultat që del nga vota e qytetarëve. Unë shpreh kënaqësinë se vota e përgjithshme popullore rikonfirmoi besimin dhe mbështetjen e mazhorancës së zgjedhësve ndaj qeverisë”, ka thënë Berisha. /S.Ll/Start/
2011-05-12 12:55