LSI: PS e trembur nga humbja në Tiranë

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në LSI, Ardit Çela, tha se deputeti socialist si zëdhënës i klanit të trembur për rezultatin në Tiranë, fton dhe inkurajon grupe militantësh për akte të paligjshme.
“Procesi është në një moment të rëndësishëm dhe delikat, ku kërkohet seriozitet, përqendrim dhe maturi për të lexuar në mënyrë korrekte, çdo votë të qytetarëve të Tiranës, dhe për të përmbyllur me sukses këtë proces zgjedhor. Leximi i votave nuk mund të bëhet as me kërcënime, e as me thirrje për revolucion”, theksoi ai.
Çela ftoi Partinë Socialiste të distancohet dhe të mbajë qëndrim ndaj këtyre deklaratave të papërgjegjshme të këtij deputeti, “gjithmonë, n.q.s nuk ndan të njëjtin mendim me të”. /S.Ll/Start/
2011-05-12 15:26