E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi- Luçiani: Zgjedhjet të mbyllen sipas standardeve

Kreu i shtetit vlerësoi kontributin e çmuar të Këshillit të Evropës në Shqipëri, veçanërisht në konsolidimin e institucioneve shtetërore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë parlamentare, si dhe në respektimin e mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmesën e vazhdueshme dhe aq të nevojshme që kjo organizatë e rëndësishme politike i ka dhënë e vazhdon t’i japë vendit tonë, në realizimin e detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë për të përmbushur kriteret e kërkuara për anëtarësim në familjen e madhe e evropiane", ka thënë Topi.

Më tej, Presidenti përshkroi ecurinë e zgjedhjeve vendore të 8 majit, veçanërisht të situatës pas zgjedhore, si dhe u ndal në rëndësinë e përmbylljes sa më shpejt dhe sipas standardeve demokratike, korrekte e transparente të procesit të numërimit të votave. Ndërsa Drejtorja e Drejtorisë së Këshillit Politik dhe Bashkëpunimit në Këshillin e Evropës, Klaudia Luçiani vlerësoi kontributin e efektshëm të Presidentit Topi për ekuilibrimin e jetës politike dhe bashkëpunimin e frytshëm me institucionet shtetërore.

Ajo siguroi se Këshilli i Evropës do të punojë pa u kursyer me institucionet shqiptare, në drejtim të konsolidimit të demokracisë, të përmirësimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor elektoral, bashkëpunimit transparent, profesional dhe efektiv me institucionet shqiptare në kuadër të përmbushjes së standardeve të duhura integruese për në Bashkimin Evropian./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-12 13:03
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›