E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret Cherie Blair, e njeh me reformat

Kryeministri Berisha priti sot zonjën Cherie Blair, bashkëshorten e ish kryeministrit të Britanisë Tony Blair.

Kryeministri Berisha e falënderoi për mbështetjen dhe përkrahjen që zonja Blair dhe Fondacioni që ajo kryeson i ka dhënë shumë nismave të rëndësishme të ndërmarra nga Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" dhe nga shoqëria civile.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha e njohu zonjën Blair me reformat e qeverisë shqiptare në të gjitha fushat, duke u ndalur veçanërisht në zhvillimin ekonomik të vendit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, dhe të plotësimit të kritereve dhe standardeve që çuan në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO .
Zonja Blair u shpreh se Shqipëria ka shënuar arritje të mëdha në vitet e fundit, duke theksuar se reformat e qeverisë shqiptare dhe progresi i Shqipërisë kanë qenë të jashtëzakonshme.

Zonja Blair shprehu vlerësimin e saj edhe për punën shumë të mirë, të Fondacionit "Fëmijët Shqiptarë" dhe të shoqërisë civile, në drejtim të ndihmës për fëmijët dhe gratë e vajzat në nevojë, duke ritheksuar se mbështetja e saj dhe e Fondacionit që ajo drejton do të jetë e vazhdueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›