Vrasjet në rrugën "Bardhyl"/ Historitë dhe legjenda që nisi me vrasjen e Gaz Muçës
Në fakt policia ishte zotuar të zbardhte dosjet e vjetra, por më parë këtë e kanë bërë vetë personazhet. Një prej tyre ngjarjeve është ajo që njihet "vrasjet e djemve të rrugës Bardhyl".
Franc Konomi është i fundit nga një aradhë e gjatë djemsh të rinj që kanë banuar në këtë rrugë apo pranë saj. Gjithçka ka nisur në 7 prill të vitit 1992 kur është ekzekutuar në vendin që quhet "Xhamlliku", Gazmend Muça, një djalosh 27 vjeçar që njihej jo vetëm në këtë lagje, por edhe në të gjithë Tiranën për bëmat e tij. Një personazh që kishte bërë disa vite burg në Spaç, jo për agjitacion e propagandë, por për plagosjen e një fshatari që i ksihte marrë më parë kalin.
Muça u bë personazh i njohur në atë që quhet revoltë në stadiumin e Barit ku qindra emigrantë shqiptarë që ikën në Itali me anije e shpërthyen këtë stadium duke i ikur policisë vendase.
Në atë kohë disa nga gazetat më me ëmër në Itali si "Mezzogiorno" shkruante: "Bëmat e një djaloshi me emrin Gazment Muça".
Por rikthimi tij në Tiranë e bëri Muçën një personazh edhe më me emër. Ai njihej si një djalë i plotfuqishëm dhe që vërtetë syri nuk i bënte tërr. Aq e vërtetë u bë kjo saqë deputeti i asaj kohe Azem Hajdari iu dejtua socialistëve në një seancë në Parlament: : "Përse e lini të lirë Gaz Muçën që vret e pret". Kjo solli një nga takimet historikë atë të të fortit të rrugës "Bardhyl" dhe të fortit të politikës demokrate. Imagjinoni në një moment që në atë kohë nuk kishte media dhe përsëri ky lajm pati të njëjtën shpejtësi përhapjeje si edhe sot.
Askush nuk e di se çfarë biseduan Azem Hajdari dhe Gazment Muça në atë takim. Ata të dy nuk jetojnë më, por pas asaj Muça mori një dozë më shumë nga fama e tij.
Për të ardhur në 7 prill 1992 ngë një makinë iu derdhën në trupin tij një karikator me fishekë. Policia akuzoi në atë kohë Naim Zyberin dhe Franc Konomin dhe varianti i ngjarjes jepej me një motiv vërtetë banal: Vëllai i Gazit, Taulant Muça i kishte marrë pa leje motorin Franc Konomit dhe ky i fundit e kishte qëlluar me pëllëmbë. Tauanti u ankua pak minuta më pas tek Gazi dhe kaq mjaftoi që në Tiranë të hapej fjala se Gazi do vriste Francin. Gjithnjë sipas variantit që qarkulloi gjatë në atë kohë ndodhi e kundërta.
Megjithatë asnjëherë akuzat ndaj Franc Konomit nuk u zyrtarizuan dhe prandaj ai vazhdoi të ishte i lirë.
Në 1999 vritet Taulant Muça, vëllai i Gazit dhe kur dukej se zinxhiri i vrasjes ishte këputuir, vjen dhe ekzekutimi i Franc Konomit. Një vrasje që risjell edhe një herë ngjarjet e vitit 1992, kur të Xhamlliku u ekzekutua një djalë i gjatë dhe plotë bëma që u kthye në legjendë me emrin Gazmend Muça.