E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret ambasadorin e Maqedonisë, Vele Trpevski, me rastin e përfundimit të mandatit

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha priti, ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Maqedonisë në Tiranë, Vele Trpevski, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e bashkëpunimin shumë të mirë midis të dy vendeve.

Ambasadori Trpevski e falenderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij personalisht dhe qeverisë shqiptare për realizimin me sukses të misionit të tij në Tiranë.

Në takim u vlerësua progresi i lartë që bashkëpunimi midis të dy vendeve ka shënuar gjatë kësaj periudhe, si edhe kontributi i jashtëzakonshëm që projektet infrastrukturore si rruga e Arbrit, tuneli i Elbasani e të tjerë do të sjellin në zgjerimin e thellimin e tij, në dobi të interesit më të mirë të të dy vendeve dhe të qytetarëve të tyre.

Në takim u vlerësua gjithashtu arritja tjetër e rëndësishme gjatë kësaj periudhe, ajo e gazsjellësit TransAdriatik (TAP), i cili do të përbëjë një projekt të një rëndësie strategjike për Shqipërinë, për zhvillimin e ekonomisë së saj, por edhe mbarë rajonin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›