Partia Demokratike zgjedh sot kryetarin e ri

105 mijë anëtarë të Partisë Demokratike me kartën dixhitale në dorë shqëoruar me paspaortë biometriek apo kartë identiteti iu drejtuan kutive të votimit për të zgjëdhur mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit kryetarin e tyre të ri.
Një ndër 54 qendrat e votimit u vendos në Partinë demokratike, ku do votonin edhe deputete apo anëtarët e këshillit kombëtar.
Edhe këtu si në disa qendra të tjera pati demokratë që nuk e gjenin emrin në listën e votimit, por nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Jozefina Topalli procesi u vlerësua si dinjitoz dhe standard në politikën shqiptare
Sinkron
Votën e tij kandidati tjetër Sokol Olldashi vendosi ta japë rreth orës 19, në minutat e fundit para mbylljes që procesit të votimit, atëherë kur pjesa dërrmuese e anëtarësisë të ketë bërë zgjedhjen e saj.
Numërimi i fletëve të votimit nis pasi të mbërrijnë në Tiranë të gjitha kutitë e rretheve. Në hollin e Pallatit të Kongresve do të ngrihen dhjetë grupe numërimi me nga katër anëtarë.
Basha voton në garën e brendshme të PD
Pasi votoi në selinë e Partisë Demokratike, për kreun e kësaj force politike, kandidati Lulzim Basha, vlerësoi garën e brendshme si një vlerë të demokracisë.
“Falenderoj militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike për pjesëmarrjen në fushatë dhe për pjesëmarrjen në zgjedhjen e kryetarit të partisë më të madhe në vend. Me këto zgjedhje ne i tregojmë mirë shqiptarëve por edhe kundërshtarëve tanë politik se ne dimë të mbrojmë më mirë vlerat e demokracisë, e gjithëpërfshirjes, vlerat e votës dhe të shprehjes me votë të këtij procesi”- tha Basha.
Berisha: Sot ditë historike për demokratët
“Kjo është një ditë historike për Partinë Demokratike pasi për herë të parë në historinë e saj zgjedh bazuar në parimin më demokratik “një anëtar një votë” kryetarin e saj të ri. Është një rast i shkëlqyer për tu përcjellë përshëndetjet e përzemërta të gjithë anëtarëve të PD-së për mënyrën e civilizuar me të cilën ndoqën dhe respektuan garën e hapur për kryetar partie. Dua ti siguroj se do të jem njëri prej tyre për të bërë gjithçka për një fillim të ri të fuqishëm të shndërroj garën e saj të parë për një fitore të thellë” theksoi Berisha.
“Te dashur miq, sot dite vertet historike per PD! Ne, anëtaret e saj, do zgjedhim per here te pare ne historine tone, por dhe te vendit, me nje gare te vertet me parimin "nje anëtar nje vote", Kryetarin e ri te PD. Rrofte Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj”- shkruan kryeministri Berisha.