E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-LSI ende duke punuar per programin e 300 diteve te para

Fundjava e kaluar ishte edhe afati brenda të cilit, dy grupet e punës të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kishin thënë se do të publikonin draftin e përbashkët me programin e koalicionit të majtë për 300 ditët e para të qeverisjes. Pavarësisht zërave se ky draft tashmë kishte përfunduar dhe i ishte dorëzuar kryetarëve respektivë të dy partive, burime nga grupi i përbashkët i punës bënë të ditur se stafet ende po punojnë.
Ndërkohë, kryesocialisti Rama kishte premtuar se brenda javës së tretë të korrikut do të publikonte edhe strukturën qeverisëse të koalicionit të majtë. Por paraditen e të hënës në selinë e Partisë Socialiste mbizotëronte heshtja, ndërsa vetë Rama deri pas mesditës, ende nuk ishte kthyer në zyrë që pas pushimeve të fundjavës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›