Berisha pret ambasadorin e ri te Jordanise
Kryeministri Berisha priti në një takim, ambasadorin e ri të Jordanisë, Saker Malkaui me rastin e fillimit të misionit të tij diplomatik në vendin tonë. Pasi i uroi mirëseardhjen kryeministri Berisha theksoi se ambasadori Malkaëi merr detyrën në një vend mik të Jordanisë, duke vlerësuar ndjenjat tradicionale miqësore midis të dy popujve. Nga ana e tij, Ambasadori Malkaëi e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të Mbretit të Jordanisë Abdulla II, si dhe të autoriteteve të larta të Jordanisë. Në takim u ripohua vullneti i të dy vendeve edhe qeverive për të forcuar dhe më tej marrëdhëniet shumë të mira, për ti intensifikuar më tej shkëmbimet politike në nivelet më të larta, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në shkëmbimet ekonomike, si edhe shkëmbime të tjera në fushën e kulturës, artit, etj, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve dhe vendeve.