Festimet e 100 vjetorit te pavaresise
Kryeministri Berisha priti në një takim Kryetarin e BDI-së të Maqedonisë Ali Ahmeti Gjatë bisedës, kryeministri Berisha vlerësoi arritjet e rëndësishme që shqiptarët e Maqedonisë kanë shënuar gjatë gjithë kësaj periudhe në shumë fusha. Nga ana e tij Ali Ahmeti e ftoi kryeministrin për të marrë pjesë në koncertin e madh festiv, i cili do të zhvillohet me rastin e kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë në Shkup me 25 nëntor, duke theksuar se nderimi me pjesëmarrjen e tij është njëkohësisht dhe dëshira e të gjithë shqiptarëve në Maqedoni. Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Ahmeti për këtë ftesë duke theksuar se, për të do të jetë një kënaqësi e veçantë që sëbashku me gjithë shqiptarët e Maqedonisë të festojnë ngjarjen më të madhe në historinë e kombit. Në këtë kontekst kryeministri Berisha vlerësoi edhe njëherë përpjekjen, sakrificën, urtësinë dhe kontributin e burrave dhe grave më të shquar të kombit nga të gjitha trevat e tij, çka bënë të mundur kurorëzimin e përpjekjeve shekullore të kombit për liri, pavarësi e dinjitet më 28 nëntor 1912, pavarësisht se vetëm në një pjesë të territoreve që populloheshin nga shqiptarët. Kryeministri ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të heqjes të të gjitha barrierave për të konsoliduar gjithnjë e më shumë lidhjet vëllazërore, kulturore e të gjithanshme nën moton "një komb i bashkuar në BE".
Universiteti që mban emrin e një ndër figurave të ndritura te kombit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër këtë 100 vjetor të Pavarësisë kremton 55 vjetorin e themelimit. Emra të njohur të arsimit në Shqipëri dhe Kosovë si dhe përfaqësues të lartë të shtetit kanë vlerësuar kontributin e këtij institucioni.
Universiteti që mban emrin e një ndër figurave të ndritura te kombit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër këtë 100 vjetor të Pavarësisë kremton 55 vjetorin e themelimit. Emra të njohur të arsimit në Shqipëri dhe Kosovë si dhe përfaqësues të lartë të shtetit kanë vlerësuar kontributin e këtij institucioni.