PDIU thirrje partive politike per zgjidhjen e krizes
PDIU bën thirrje për tryezë politike të partive parlamentare me moderimin e Presidentit të Republikës, për të diskutuar zgjidhjen e krizës politike. Në një deklaratë ëpr emdiat nga kjo forcë politike thuhet se ardhja e zonjës Hillari Klinton duhet të përputhet me mbylljen e detyrimeve të Shqipërisë për Bashkimin Europian.
“Siç është bërë e ditur Shqipërinë do ta vizitojë në fillim të nëntorit zonja Hillari Klinton, sekretare e shtetit e SHBA-ve së bashku me Baroneshën Ashton. Të dy këto zonja përfaqësojnë bashkë dhe veç e veç shtetet që në historinë moderne të shtetit shqiptar kanë bërë më shumë për ne, për hyrjen në NATO, për afrimin me BE-në, për forcimin e kombit shqiptar në botë. Zonja Klinton ka një histori personale dhe familjare të kontributit për kombin tonë , për Kosovën në veçanti”- thuhet në deklaratën e PDIU.
Më tej citohet se për disa ditë Shqipëria, kombi shqiptar hyn në muajin jubile të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë dhe në këto kushte, sipas saj është e paimagjinueshme që ne, si shtet, si klasë politike të presim mysafire kaq të rralla, me lajmet e krizës sonë politike.
“Klasa jonë politike do të ketë beteja të tjera ku mund të ndahet dhe të tregojë dallimet e veta. Sot është koha për kapërcim të krizës politike. Popujt dhe shtetet seriozë në emër të objektivave kombëtarë i kapërcejnë dallimet dhe i tregojnë botës atë çfarë kanë të përbashkët. Shqiptari di t'i presë miqtë e rrallë ashtu si ata e meritojnë”
PDIU-ja i bën thirrje partive politike, institucionit të Presidentit që sa më parë të gjejmë rrugën për zgjidhjen e atyre detyrimeve që janë kusht për marrjen e ftesës për statusin e vendit kandidat nga Bashkimi Europian.
“Në këtë kuadër, ne i kërkojmë Presidentit të Republikës që sa më shpejt, të thërrasë një tryezë politike të partive kryesore parlamentare, apo të gjithë subjekteve politike që kanë rol në zgjidhjen e krizës parlamentare nga ku duhet të dilet me një vendim të vetëm: miratimin e ligjeve që na kërkohen me shumicë të cilësuar”.vijon deklarata.
Tryeza le të vendosë gjithashtu për një zgjidhje të problemeve që shtron opozita. Ligjet e integrimit dhe problemet e opozitës mund të shtrohen në atë tryezë, por duhet të zgjidhen veç e veç.
PDIU shpreh besim se në këto momente të rëndësishme festive, në mes të këtyre zhvillimeve rajonale, klasa jonë politike do të dijë të shprehë vetëdije kombtare dhe do të marrë vendimet e duhura.