E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret drejtuesit e shërbimit të Inteligjencës së NATO-s

TIRANE- Kryeministri Berisha priti dje pasdite në një takim, një delegacion të drejtuesve të shërbimeve ushtarake të Inteligjencës së NATO-s.

Kreu i ekzekutivit i falënderoi zotërinjtë Ritcheson, Hyes dhe Ellison për bashkëpunimin dhe për mbështetjen që institucionet që ata përfaqësojnë i kanë dhënë Shqipërisë dhe shërbimeve informative të saj, në veçanti për sa i përket bashkëpunimit të shërbimeve të inteligjencës në kuadër të pjesëmarrjes së trupave shqiptare në misionet e NATO-s dhe ISAF në Afganistan.

Në takim, zotërinjtë Ritcheson, Hyes dhe Ellison vlerësuan kontributin real dhe të rëndësishëm të Shqipërisë, në luftën kundër terrorizmit si dhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Afganistan dhe i shprehën mirënjohjen më të thellë të agjencive që ata përfaqësojnë dhe të SHBA-ve për këtë kontribut, por njëkohësisht edhe vlerësimin më të lartë për sakrificën e një prej efektivave të shkëlqyer të forcave speciale shqiptare, kapiten Feti Voglit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›