India lançon raketën me rreze të gjatë veprimi
Indi- India ka nisur me sukses një raketë balistike ndërkontinentale, me rreze të gjatë veprimi, në gjendje për të kryer një mbushje berthamore, kanë thënë zyrtarët për BBC.
Raketa Agni-V u nis nga një anë e bregut lindor të Indisë dhe iu deshën 20 minuta për të goditur objektivin e saj diku afër në Indonezi në Oqeanin Indian.
Raketa duhet të përshkonte rreth 5.000 km duke e futur objektivin kinez brenda rrezës. Por ende s’është e qartë nëse ajo e arriti këtë gjë.
Nëse kjo arritje konfirmohet si një test i sukseshsëm India do t’i bashkohet klubit elitar bërthamor të Kinës, Rusisë, Frances, SHBA-së dhe Britansië së Madhe të cilat kanë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi. Izraeli mendohet gjithashtu të posedojë të tilla.
‘Ishte një lançim perfekt. Ajo përmbushi të gjitha parametrat e testimit dhe objektivin e saj të paracaktuar”- tha drejtori i proves për BBC.
Kryeminsitri indian, Manmohan Singh përgëzoi shkencëtarët për ‘suksesin e lançimit’ të raketës. Duke u shprehur se kjo ‘përfaqëson një arritje në përpjekjen e Indisë për përgatitjen e sigurisë dhe për të shqyrtuar kufijtë e shkencës’.
Kina nuk e komentoi menjëherë nisjen por televizioni shtetëror kinez tha se testi ishte ‘një moment historik për Indinë dhe se kjo e fundit iu bashkua klubit të vendeve me raketat e veta balistike’. Teksa shtoi se nuk përbën një kërcenim për Kinën në realitet. Agni-V është 17.5 metra e gjatë, peshon 50 ton dhe ndërtimi i saj ka kushtuar afro 307 milionë euro. Duke u konsideruar ndër armët më të sofistikuara të vendit.
Dorina Bilbili/IDEA/