Numerim elektronik me 2013, reforma mbyllet ne prill Rozeta Rapushi
Reforma Zgjedhore do te perfundoje brenda ketij muaji. Keshtu garantoi dje bashkekryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri, i cili informoi se po punohet intensivisht qe te kapen afatet e percaktuara nga Kuvendi, 30 prill. Nderkohe, Gjiknuri u shpreh se ne mbledhjen e djeshme te komisionit u miratua me konsensus ajo pjese e Kodit Zgjedhor, qe flet per listat e zgjedhesve dhe qendrat e votimit. Ai deklaroi se ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 do te aplikohet numerimi elektronik i votave. "Ajo qe diskutuam eshte e lidhur me nje kapitull tjeter qe ka te beje me sistemin elektronik ne qendrat e votimit. Jemi duke punuar intensivisht qe brenda ketij muaji te mbyllet nga komisioni", - tha Gjiknuri. I vetmi diskutim i mbetur pezull, duket se eshte sistemi zgjedhor, meraku me i madh i partive te vogla politike.
NDRYSHIMET
Partite do te kene akses te plote te monitorojne hartimin e listave te zgjedhesve, duke shmangur keshtu qe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ne vitin 2013, te mos kete me akuza per dublikate apo manipulime. Keshtu vendosi me konsensus te plote ne mbledhjen e djeshme, komisioni i reformes zgjedhore, qe i dha te drejta te plota 2 auditeve nga PS dhe PD me arsim elektronik, te shohin dhe raportojne cdo muaj per punen e gjendjes civile ne KQZ. "KQZ, jo me vone se 30 dite nga dekretimi i zgjedhjeve, emeron me vendim dy audite per verifikimin e veprimeve ne bazen e te dhenave te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile. Te drejten e propozimit per secilin audit, e kane respektivisht kryetari dhe nenkryetari i KQZ-se pas konsultimit me perfaqesuesit e partise me te madhe te shumices dhe asaj me te madhe te pakices ne KQZ", - u vendos me konsensus ne Kodin Zgjedhor. Keta te zgjedhur do te kene te drejta te plota qe te hyjne ne sistemin elektronik dhe bazen e te dhenave per te pare dhe verifikuar.
Nje tjeter ndryshim i vendosur ne Kod, eshte dhe vendosja e numrit te kartes se identitetit ne krah te emrit dhe mbiemrit te votuesit ne listat qe do te perdoren diten e zgjedhjeve. "Kemi lene disa rezerva qe jane duke u diskutuar ne nivele teknike. Ky kapitull ne teresine e tij, sic eshte miratuar, eshte i lidhur me nje kapitull tjeter qe besoj se do ta miratojme kete jave, qe ka te beje me perdorimin e sistemit elektronik te leximit te dokumenteve te identifikimit ne qendrat e votimit", - tha Gjiknuri.
DEBATET
Ne emer te selise roze, Gjiknuri tha dje se per sa i perket sistemit zgjedhor, opozita, PS, pret nje konsensus nga ana e mazhorances, per rishikimin e tij. Nje kerkese kjo e bere nga partite e vogla. "Ne e kemi pikepamjen tone dhe po presim qe te ndertohet nje propozim i gjithepranuar. Partite e vogla preken me shume dhe ne respektim te tyre ne e kemi shprehur kete qendrim", - tha socialisti pa u dhene nje pergjigje konkrete aleateve socialiste, te cilet jo vetem kritikojne opoziten, por kercenojne edhe me prishje te aleances. Gjiknuri perseriti se per sa i perket sistemit zgjedhor, Partia Socialiste eshte e gatshme qe te nderhyje ne te, por per te arritur deri ketu i nevojiten votat e te djathteve. Nderkohe qe ne pikat e references se punes se Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore, nuk preket aspak ceshtja e sistemit zgjedhor apo ndryshimit te tij. Komisioni ka marre si reference pune per permiresimin e ligjit te zgjedhjeve, 52 rekomandimet e OSBE/ODIHR, si per zgjedhjet lokale ashtu edhe ato parlamentare.