E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret kreun e Gjykates Kushtetuese

Kryeministri Berisha eshte takuar sot me kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese zotin Bashkim Dedja. Ne takim Kryeministri e uroi kryetarin e Gjykates per detyren e rendesishme dhe shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje rolin e saj qendror ne nje sistem demokratik.

Gjithashtu Berisha theksoi rendesine e konsolidimit te pavaresise depolitizimit dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise si garant i te drejtave themelore.Ai e garantoi zotin Dedja per mbeshtetjen e plote te qeverise per Gjykaten Kushtetuese ne respekt te kuadrit kushtetues dhe institucional.

Nga ana e tij kreu i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja e falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen institucionale dhe shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do te luaje me paanshmeri rolin e saj si garant i Kushtetutes i lirive dhe te drejtave te individeve dhe sistemit demokratik si dhe ndau te njejtat konsiderata ne lidhje me rendesine e konsolidimit te metejshem te pavaresise dhe profesionalizmit te sistemit te drejtesise ne teresi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›