Presidenti Topi pret ne nje takim kryetaren e Gjykates se Larte te Malit te Zi
Presidenti i Republikes Bamir Topi priti dje kryetaren e Gjykates se Larte te Malit te Zi Vesna Medenica dhe delegacionin qe e shoqeron gjate vizites zyrtare dyditore ne vendin tone. Te pranishem ne kete takim ishin edhe ambasadori i Malit te Zi ne vendin tone Zheljko Perovic si dhe kryetarja e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise Shpresa Becaj. Pasi i uroi zonjes Medenica mireseardhjen ne Shqiperi presidenti Topi pershkroi punen e bere dhe reformat e ndermarra ne sistemin gjyqesor me qellim konsolidimin e shtetit te se drejtes dhe arritjen e plote te pavaresise dhe paanshmerise se pushtetit gjyqesor dhe institucioneve te tij. Ne kete drejtim kreu i shtetit shqiptar dhe njekohesisht kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise nenvizoi rendesine e integritetit dhe profesionalizmit te juristeve te cilet duke kryer detyren e tyre ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi kontribuojne dukshem ne forcimin e shtetit te se drejtes dhe rritjen e imazhit dhe besueshmerise se sistemit gjyqesor ne interes te qytetareve shqiptare. Nga ana e saj kryetarja e Gjykates se Larte te Malit te Zi Vesna Medenica theksoi se mbeten shume te rendesishme vijimi i vizitave te ndersjella mes drejtueseve te institucioneve homologe te drejtesise dhe shkembimi e ndarja e vazhdueshme e pervojave pozitive sepse institucionet e drejtesise se dy vendeve ndajne shume sfida dhe objektiva te perbashketa mbi bazen e te cilave bashkepunimi do te vazhdoje te rritet e te forcohet edhe me tej.
5 Tetor 2010