E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama thirrje vendoreve Pergatituni per organizmin e protestave



Eneida Jacaj
Kryetari i Bashkise se Tiranes njeheresh kryetar i Partise Socialiste Edi Rama gjate mbledhjes se Shoqates per Autonomine Vendore u kerkoi drejtuesve te komunave dhe bashkive te majta te fillojne pergatitjet per organizimin e protestave kunder qeverise. Te gjitha bashkite dhe komunat te cilat mbrojne interesat e qytetareve qe shprehin ambicien e komuniteteve per nje jete cilesisht me te mire duhet te angazhohen ne nje levizje te madhe sensibilizuese dhe nxitese te protestave ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise ku ka kryetare te bashkive dhe komunave te vetedijshem per kete drame qe po kalon sipermarrja - tha Rama. Lideri i opozites gjate fjales se tij u ndal edhe te ceshtja e biznesit te vogel dhe te kriza ekonomike.
Kriza financiare
Gjate fjales se tij Rama tha se ndjeshmeri te madhe ndaj krizes ekonomike ka pasur biznesi si elementi me i brishte. Ai shpjegoi se kriza nderkombetare eshte ndjere ne Shqiperi nepermjet renies se kerkeses per eksporte shqiptare renies se investimeve te huaja direkte dhe renies se fluksit te remitancave. Ai tha se te gjithe keta faktore domosdoshmerisht cojne ne uljen e rritjes ekonomike dhe rritjen e inflacionit dhe jane tregues te papunesise dhe varferise ekonomike dhe sociale.
Rama argumentoi se ndryshimet e shpeshta ne legjislacion nga qeverisja qendrore pa nje konsultim paraprak te aktoreve te interesuar bizneset dhe sidomos biznesi i vogel si dhe ndryshime te cilat cojne ne procedura shpeshhere rezultojne te pakuptueshme.
Dua te ve theksin se ne keto 5 vjet sistemi yne fiskal ka ndryshuar rreth 60 here ne teresi dhe kategoria me e goditur gjate gjithe kesaj kohe ka qene biznesi i vogel. Vihen re boshlleqe te medha ne marredheniet mes sipermarrjes dhe shtetit. Dhe goditja ndaj biznesit te vogel ka ndikuar drejtperdrejt ne pushtetin vendor konkretisht ne zbrazjen e arkes - u shpreh Rama.
Biznesi
Kryebashkiaku Rama ka akuzuar qeverine Berisha se ka goditur biznesin e vogel e cila eshte nje goditje per ekonomine shqiptare ne teresi dhe goditje per ekonomine familjare. Sipas Rames rasti me flagrant ishte ceshtja e kasave fiskale shitja e tyre me cmime shume me te larta nga qeveria per perfitime te medha dhe abuzive. Historia e kasave fiskale besoj se eshte nje episod shembullor qe deshmon qasjen e qeverise ndaj kesaj kategorie dhe qe tregoi me se miri per perfitime te medha abuzive. Qeveria eshte ne gjendje te beje deme te medha drejtperdrejt mbi shqiptare e shqiptare qe ne kushtet e nje krize te rende ekonomike ne kushtet e nje renieje te perditshme te fuqise blerese jetojne me sipermarrjen e tyre te vogel dhe nuk arrijne dot te mberrijne fundin e muajit shume shpesh madje duke qene te detyruar te marrin edhe borxh - u shpreh kryesocialisti. Rama beri pergjegjese keqqeverisjen politike nga pushteti qendror qe bizneset e vogla dhe shume familje demtohen drejtperdrejt.

PS Maxhoranca nuk ka fakte per te akuzuar deputetet socialiste per korrupsion
Partia Socialiste ka reaguar dje ndaj akuzave te Partise Demokratike per korrupsion ndaj deputeteve socialiste duke theksuar se selia blu nuk ka fakte. Degjuam prape korrin e vjeter te politikes se baltosjes. E degjuam zotin Kadilli Bumcin dhe Mesila Doden qe vazhdojne me genjeshtrat dhe balten e tyre. Shqiptaret e kane kuptuar se ju skeni me as prova e as fakte per tu mbrojtur nga akuzat per korrupsion e lidhje me mafien. Jeni deri ne fyt te zhytur ju me ne krye shefin tuaj qe si njerez te deshperuar qe jeni sdini cte beni tjeter vec gjera te deshperuara. Ju jeni hajduti qe bertet kapeni hajdutin. Zoti Berisha largohuni bashke me dyzet hajdutet tuaj. Largohuni sot qe te shpetoje Shqiperia - u shpreh anetarja e Asamblese Kombetare te PS-se Megi Ajtyresa.

5 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›