Berisha pret në takim lamtumire ambasadorin Eugen Wollfarth
Kryeministri Berisha priti sot, në një takim lamtumire, ambasadorin e OSBE ne Tiranë, Eugen Wollfarth, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë.
Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadorin Wollfarth për bashkëpunimin dhe iu uroi atij sukses të plotë në detyrat e mëtejshme.
Nga ana e tij, Ambasadori Wollfarth e falenderoi përzemërsisht dhe me mirënjohje të thellë kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e shkëlqyer që qeveria shqiptare dhe Kryeministri Berisha i kanë ofruar misionit të OSBE gjatë kësaj periudhe.
Ai i shprehu kryeministrit vlerësimet më të larta për progresin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka shënuar gjatë kësaj periudhe në të gjitha fushat.