Berisha prezanton Luken Per 4 vite Shkodra kryeqendra e rajonit
SHKODER- Perulem para Shkodres per mbeshtetjen e fuqishme te jashtezakonshme dhe te pamposhtur qe i dha PD-se nga dita e krijimit te saj e deri sot. Keshtu i eshte drejtuar kryeministri Sali Berisha qytetareve te Shkodres te pranishem ne hapjen zyrtare te fushates elektorale per zgjedhjet vendore te 8 majit. Berisha ka premtuar se me Lorenc Luken ne krye te Bashkise se Shkodres per kater vitet e ardhshme do te bejne shume me teper se 20 vitet e meparshme te marra se bashku.
Sot jam tek ju per tju garantuar se 4 vitet qe do vijne do ti japin Shkodres shume me teper se 20 vite te marra se bashku. Shkodra ne 4 vite do te jete kryeqender e Shqiperise vend i zhvilluar kryeqendra me e zhvilluar e te gjithe rajonit. Ne keto 4 vite do ti japim fund fatkeqesise natyrore ciklike Shkodra do kete bypass-in e saj- u shpreh Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha Shkodra ne kater vitet e ardhshme do te jete kryeqender e Shqiperise kryeqendra me e zhvilluar e te gjithe rajonit.
Kryeministri Berisha nuk ka lene pa permendur dhe rivalin e tij politik Edi Rama ndersa ka theksuar se me duhet ti them shokut Edi Rama se nuk do harxhoj me shume se 30 sekonda per tu marre me ty se njeriu qe merret me Edvin Ramen edhe vete Edvin Rama duaje fatin tend ne do fitojme- tha Berisha.
Ndersa kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka theksuar se Shkodra ka ndryshuar sepse ka patur nje qeveri qe ka punuar per te.
Ne krijuam nje Shqiperi qe vrapon dhe fluturon me rritje te larte ekonomike e ne te ardhmen ne do te vazhdojme ta bejme ate edhe me te bukur per ne te paret jane qytetaret dhe burrat e grate e cdo qyteti tha ajo.
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ishte gjithashtu ne shenjestren e Topallit per te cilen tha se ashtu sic Shkodra ka lene perhere ne rruge Partine e Punes dhe ate qe nuk punon per kombin do ta lini vetem ate jo vetem ne Shkoder por edhe ne Tirane.