E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faik Konica pak me afer

Koha gjate se ciles Faik Konica perfaqesoi Shqiperine e Zogut ne Uashington 1926-1939 e deri sa vdiq me 1942 eshte kapur ne nje biografi intime nga autori Iliri Ikonomi. Gazetari i Zerit te Amerikes ne Uashington eshte bazuar ne arkivat amerikane britanike dhe shqiptare material qe hedh drite ne marredheniet e Faik Konices 1876-1942 me Ahmet Zogun me qeverine e SHBA miqesine dhe polemikat mes Konices dhe Nolit komunikimet e Konices me italianet gjate luftes.

Autori vjen ta prezantoje librin Faik Konica - Jeta ne Uashington Botimet Onufri ne Tirane me 15 prill dha nje interviste per Shekullin duke ngjallur kuriozitet per anen personale te ketij njeriu galant detaje si jetonte si vishej cili ishte rrethi i tij shoqeror cmendonte per grate etj..

fare ka intime mbi Konicen ky liber
Libri analizon nga shume afer kete figure madhore te historise dhe kultures shqiptare. shte hera e pare qe jeta e Faik Konices ne Uashington paraqitet me kaq imtesi. Fakte dhe dokumente te shumta per Konicen qe jane mbledhur ne arkiva jane klasifikuar me kujdes dhe jane paraqitur ne nje kontekst te vetem.

Libri nuk perbehet nga episode te shkeputura nje leter ketu e nje dokument aty por eshte nje biografi e plote per periudhen kur Konica ishte ambasador i Zogut ne Uashington 1926-1939 e deri sa vdiq me 1942. Zakonisht per Konicen eshte shkruar me copeza.

Askush deri tani nuk i ka vene gjerat ne nje kontekst d.m.th tu pergjigjet pyetjeve cfare bente Konica ne Uashington pse Zogu emeroi pikerisht ate ambasador ose minister fuqiplote keshtu ishte titulli i tij zyrtar cfare tipi ishte si i kishte marredheniet me shqiptaret dhe me amerikanet etj.Libri eshte perpjekje per tiu pergjigjur ketyre pyetjeve.

A jane te dhena edhe mbi privatesine e kesaj figure sfere pothuajse e pashfaqur nga studiuesit e vepres dhe aktivitetit te tij
Keni te drejte keto gjera nuk jane thene sepse ne nuk duam ti deherizojme heronjte tane. Ketij rrefimi historik i shtohen detaje te shumta nga jeta personale e Faikut - ku banonte banonte ne hotelin me te mire te Uashingtonit dhe te Amerikes si jetonte si vishej si hante cili ishte rrethi i tij shoqeror cmendonte per grate etj.. Per ta ilustruar ne Uashington qarkullonte shprehja Kokteji Konitza qe ishte nje shpikje e tij.

Gjithashtu Uashington Posti botonte nje recete te Faikut se si gatuheshin melcite e pules me oriz. Meqenese te rrefesh histori kerkohet te perdoresh shume data e ngjarje te cilat mund ta lodhin njeriun e pastervitur ne kete sfere jam perpjekur ta fus lexuesin pa shume mundime ne boten e brendshme te Faikut duke i vendosur ngjarjet dhe episodet ne sfondin historik te Shqiperise se asaj kohe.

Periudha e Uashingtonit ne jeten e Konices ne aspektin politik cfare evidentoni ju
Jane 16 vjet ne Uashington. U emerua Minister Fuqiplote ky ishte titulli i tij zyrtar ne kohen kur shteti shqiptar po konsolidohej nen Zogun i cili vazhdimisht kishte deshiruar marredhenie te mira me Ameriken.

Askush me mire se sa Faiku nuk mund ta luante rolin e ambasadorit ne Uashington - ai ishte erudit anglishtja e tij ishte e perkryer dhe kishte lidhje te ngushta me komunitetin shqiptar te Amerikes. Dy vendet nuk kishin marredhenie te dendura politike apo tregtare per arsye te kuptueshme - Amerika ishte mjaft larg nderkohe qe Shqiperia ishte nje vend i vogel dhe i varfer.

Prandaj prania e Faikut ne Uashington kishte me teper rendesi si nje reklame per Shqiperine e vogel ne Shtetet e Bashkuara.
shte mese e vertete ajo qe thuhej nga bashkekohes te tij se Faiku ishte nje reklame shetitese me te cilen Shqiperia mund te krenohej ai dinte me shume se 10 gjuhe te huaja stili i tij i te shkruarit ishte proverbial ne qarqet intelektuale njihte historine gjuhesine antropologjine njohurite e tij ne muzike dhe pikture cmoheshin aq shume saqe ai ftohej neper universitete te fliste per to.

Mund te fliste pa fund per shtetet dhe marredheniet diplomatike. Ai ishte elokuent dhe e folura e tij ishte plot ngjyre dhe humor te mire. Faiku kujdesej qe Shqiperia te paraqitej jashte me dinjitet si nje vend qe po behej gjithnje e me i qendrueshem. Ai ishte xheloz per vendin e tij prandaj kishte kujdes te pergenjeshtronte te pavertetat qe thuheshin per Shqiperine dhe per shqiptaret.

fare te rejash ka biografia mbi marredheniet Konica-Zogu
Marredheniet e Faikut me Zogun ishin komplekse dhe libri i analizon pikerisht si te tilla. Gjate kohes qe ishte minister Faiku kishte vetem mburrje ne publik per Mbretin Zog. E quante ate nje Skenderbe te dyte nje hero. Disa e kane pare kete si servilizem.

E verteta eshte se Faiku nuk kishte simpati se brendshmi per Mbretin por per te Zogu ishte perfaqesues i Shqiperise i kombit i qendrueshmerise se vendit dhe ai donte qe atdheu i tij te perfaqesohej sa me denjesisht ne bote.

Privatisht ne letrat qe une kam zbuluar e ne dokumente te tjera ai e perbuzte Zogun.
Marredheniet u acaruan sidomos pas pushtimit te Shqiperise nga Italia ne prill 1939. Amerika vazhdoi ta njihte per nje fare kohe Faikun por ne qershor te atij viti ajo ia hoqi privilegjet e diplomatit. Legata shqiptare u zhyt ne borxhe te cilat Zogu qe kishte ikur nga Shqiperia nuk po i paguante.

Faiku i shkroi leter kryeministrit fashist italian Benito Musolini dhe ambasada italiane ne Uashington zgjidhi qesen. Keto jane dokumente te panjohura per publikun shqiptar dhe sqarojne disa veprime te Faikut.

Konica ne Uashington dhe Zogu ne Londer nisen te bashkepunojne perseri ne fillim te vitit 1942 per te krijuar nje front te perbashket rezistence per ti rikthyer Shqiperise pavaresine. Korrespondenca e tyre gjate kesaj periudhe e pasqyruar gjeresisht ne liber ka tone mjaft pajtuese. Vdekja e papritur e Faikut ne dhjetor 1942 i shkaterroi keto perpjekje. Dokumentet tregojne se Zogu e vuajti vdekjen e tij.

Gjithnje ju pyesim per te rejat edhe ne marredheniet me Nolin qe nuk u kane munguar kontradiktat.
Marredheniet me Nolin jane nje tjeter risi ne liber. Lufta mes tyre ishte e ashper por pergjithesisht ajo eshte paraqitur nga letraret dhe historianet me tone te zbutura qe te mos deheroizohen. Faktet qe sjell ky liber tregojne te kunderten.

Dhjetera dokumente te zbuluara ne arkiv hedhin drite te re mbi kete aspekt. Kjo eshte pershkruar me ngjyra shume personale cfare e zemeronte Konicen per Nolin cfare nuk pelqente Noli te Konica etj..
Ata u pajtuan ne vitin 1937 pas 10 vjetesh

fare u be shkas qe ju ti futeshit ketij kerkimi dhe me cfare perfundimesh dhe shijesh po dilni nga ky kerkim
Kerkimet me cuan ne Konice. Zbulova shtepine e Faik Konices. Gjeta se greket jane perpjekur ta fshehur identitetin e saj. Kam nje kapitull per kete zbulim.
Gjeta se Konica mori para nga italianet fashistet per te paguar borxhet. Ai mendonte se italianet i detyroheshin keto para rreth 100 mije dollare me vleren e sotme. Por kjo duhet shpjeguar pak sepse eshte me e komplikuar se kaq.

Pra jo te krijohet pershtypja se ai bashkepunoi me fashizmin.
E shkrova kete liber per te mbushur nje zbrazeti. Kisha dhe kam avantazhin se punoj ne Uashington shkel ne ato vende ku ka shkelur Konica. Me intrigoi si figure.
Ka qene nje eksperience e jashtezakonshme per mua qe me coi ne arkiva ne Maryland Philadelphia Boston Chicago pastaj ne Londer dy here ne Tirane AQSH AMPJ dhe natyrisht ne Konice.

Libri ka 420 faqe me se 60 fotografi me rezolucion te larte shume prej tyre jane te panjohura.

Libri Faik Konica - Jeta ne Uashington eshte recensuar nga disa eksperte

Prof. Kristo Frasheri
Vlera e kryesore e ketij libri qendron ne informacionin e pasur historik dhe ne seriozitetin e burimeve qe ka perdorur autori. Nga pikepamja burimore libri eshte jashtezakonisht i dokumentuar. Kete dokumentacion e hijeshon stili i vecante pak i njohur deri sot ne letrat shqipe. Te duket sikur autori e ka kapur prej dore lexuesin dhe e shoqeron per te pare mjedisin ku Faik Konica ka jetuar dhe punuar per gjene me te madhe qe kishte ne zemer - ceshtjen kombetare shqiptare. Per hir te veshjes se kendshme letrare libri lexohet me nje fryme. shte nje trajtese thellesisht e goditur e cila e nderon si pak shoqe bibliografine kulturore historike dhe letrare shqiptare.

Sami Repishti PhD.
Libri i Ilir Ikonomit pa dyshim qe ze nje vend te mire ne listen e punimeve mbi Faik Konicen kete personalitet shqiptar poliedrik. Faiku del para nesh me te gjitha te mirat dhe te metat qe ka patur por perfundimisht si nje mendje e ndritur dhe nje zemer qe ka rrahur gjithehere per vendin e vet.

Bejtullah Destani
Me kete liber Ilir Ikonomi ka vendosur standarde te panjohura deri tani ne literaturen e ketij lloji. Studimet dhe kerkimet per periudhen qe perfshin libri jane nga me te plotat dhe i dhurojne lexuesit hollesi interesante nga jeta e Faik Bej Konices ne Uashington. Kjo biografi me vlere do te sherbeje si reference jo vetem per studiuesit shqiptare por edhe ata te huaj.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›