Rama: Ne jemi e vetmja rrugë, për një transparencë të plotë
Partia Socialiste ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” në qytetin e Elbasanit, Qazim Sejdini. Gjate fjales se tij, Rama kerkoi qe te votohet kjo force, pasi te bashkuar, do te mundin te fitojne ndaj PD-se, e cila po ndrydh me padrejtesi, te gjithe te drejtat e qytetareve.
“Ne jemi e vetmja rrugë ku asnjë shqiptar që është në rregull me ligjin të mos i trembet qeverisë për shkak të zgjedhjeve të tij, që asnjë mjek e mësues të mos shkarkohet për shkak të bindjeve të tij. Ne jemi rruga që asnjë institucion të mos i mbyllë derën në fytyrë cdo qytetari, që ka të drejtë të kërkojë shërbimet që i takojnë. Rruga jonë është e vetmja që asnjë polic të mos vihet nën urdhëra të paligjshëm për bukën e gojës të familjes së tij”.
Ndër të tjera, kryesocialisti hodhi akuza ndaj palës kundërshtare, ndërsa kërkoi që të respektohet vota, pasi vetem me duar të pastra respektohet ligji.
“I kërkoj Prokurorisë të reagojë menjeherë për këtë skandal që është në vazhdën e rrugës kriminale, dhe kjo tregon se Saliu, Luli dhe i gjithë drejtimi i politikës që e ka trysnuar policinë e shtetit, e cila është pergjegjese per 21 janarin dhe per cdo gje që ka të beje me shkeljen e ligjit dhe te kushtetutës” tha më tej Rama.