Berisha: “Aleanca për qytetarin”, fushatë për qytetarin

Në vijim të turit elektoral, për zgjedhjet e 8 majit, kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në qytetin e Lezhës ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” Viktor Tusha. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal në objektivat e së ardhmes.
“Fushatat elektorale janë momente të mëdha të meditimit dhe të frymëzimin te qytetarëve, të politikës, të banorëve, të votuesve të të gjithë shqiptarëve. “Aleanca për qytetarin” ka vendosur ta shndërrojë këtë fushatë, në fushatën për qytetarin, në fushatën e të cilën ju qytetarë të Lezhës dhe të gjitha komunave te jeni në epiqëndër. Ju së bashku me ne, të hartoni projektin e Lezhës, Shëngjinit, si qytet i zhvilluar. Në këto 4 vite, ne kemi një qëllim madhor, të shndërrojmë Lezhën, Shqipërinë në vend të zhvilluar. Së bashku ne ndajmë përpjekje të mëdha, lumenj djerse, sakrificave, dhimbjesh, por ndajmë dhe arritje historike për ne fëmijët tanë dhe për brezat që vijnë. Sot secili prej nesh sheh me krenari, sheh kryeburrin e kombit, Skënderbeun, sepse ne jemi ata që bënë Shqipërinë, anëtare të Natos, të pacënueshëm të paprekshëm”.
Sipas kryeministrit, e djathta me sloganin “Aleanca për qytetarin” do të fitojë, ndërsa garantoi se projektet do të jenë aktuale.