E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Me pak taksa10 mije vende te reja pune

Kandidati i Aleances per qytetarin per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha premtoi sot se nga ulja e taksave dhe stimulimi i bizneseve do te sjelle hapjen e 10 mije vendeve te reja pune ne Tirane.

Ne nje takim me sipermarres te kryeqytetit Basha beri te ditur se ne platformen e tij parashikohet heqja e 60 nga 85 taksa dhe tarifa qe aplikohen sot si kunder do te kete ulje te ndjeshme te atyre qe mbeten.

Taksa te uleta per mua do te thote punesim. Ne platformen time te reduktimit te taksave biznesi ne Tirane mund te gjeneroje 4 mije vende te reja pune. Vendet e punes do ti hapni ju dhe ndihmen do tua jape bashkia nepermjet uljes se taksave ndersa sot ju merrni sherbime te reduktuara nga kjo barre fiskale. Tarifa e pastrimit do te ulet nga 5 deri ne 10 here. Do te shfuqizohet taksa e gjelber taksa e tabeles dhe e hapesirave publike. Barra fiskale mbi bizneset llogaritet te ulet 400 deri ne 600 mije leke ne vit. Me burimet e shtuara financiare qe do te vijne si rezultat i miremenaxhimit dhe aftesive te bashkise per huamarrje me te madhe ne do te ngrejme nje fond special te garantimit te kredive per biznesin e vogel dhe te mesem. Ne fillim do te nisim me nje pakete prej 2 milione eurosh e cila jep mundesi deri ne 20 milione euro kredi nga bankat e niveli te dyte dhe synojme me kete hapjen e 6 mije vendeve te reja te punes. Kam shpallur prioritet hapjen e vendeve te reja te punesimit dhe do ta realizoj ne partneritet me ty tha Basha.

Basha tha se ne platformen e tij ka parashikuar edhe pagesen online te taksave dhe tarifave si dhe uljen me 3 deri ne 5 here te kohes qe i duhet biznesit per tu pajisur me leje apo license.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›