Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012

Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë ka prezantuar buxhetin e vitit 2012, duke deklaruar se ai është më i madhi në historinë e vendit.
“Ky është buxheti më i madh në histori. Ai është hartuar bazuar në objektivat e garantimit të stabilitetit të të gjithë treguesve makroekonomikë”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri ka rikonfirmuar zotimin e qeverisë së tij se nuk ka dhe nuk do të ketë rritje të borxhit publik, por vetëm ulje të tij.
“Sic jemi zotuar, nuk ka dhe nuk mund të ketë rritje të borxhit, por vetëm ulje të tij. Nuk mund të Ky është buxheti më i madh në histori. Ne kemi vendosur ta bazojmë atë tek objektivat tanë më madhorë, rritja e rrogave dhe pensioneve.
Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë ketë rritje të deficitit buxhetor, por vetëm ulje të tij. Nuk ka dhe nuk mund të ketë parashikime të tjera përvec se atyre me praktikën më konservatore”, ka theksuar Berisha.
Kreu i ekzekutivit ka nënvizuar se buxheti i vitit të ardhshëm bazohet në një objektiv “madhor”, sic është rritja e rrogave dhe pensioneve.
“Ne kemi vendosur ta bazojmë buxhetin tek objektivat tanë më madhorë, tek rritja e rrogave dhe pensioneve. Kjo rritje përbën një akt shumë të rëndësishëm në politikën e investimit në burimet njerëzore. Ne do jemi vendi i vetëm në Evropë që do të rrisë rrogat dhe pensionet në këtë periudhë krize”, ka pohuar Berisha, duke ftuar opozitën që ta votojë këtë rritje.
“Uroj që të biem dakord në Parlament dhe kësaj radhe, pasi kanë votuar nga 2005-a e deri më sot kundër rritjes së tyre, ta bëjnë zemrën gur dhe të votojnë në favor të kësaj rritjeje”, është shprehur kryeministri.
Prioriteti tjetër i shpallur nga kryeministri është investimi në infrastrukturë, vecanërisht në rrugët e vendit, si dhe në sektorin energjitik.
“Rrugët kanë nevojë për më shumë investime. Do bëjmë investime në rrugë derisa të bëjmë që cdo shqiptar, aty ku jeton, të arrijë në Tiranë duke kursyer jo më pak se 60 për qind të kohës, ose në një hark kohor prej 2 orë ose 2 orë e gjysmë. Do të shpenzojmë për rrugët rreth gjysmë miliard dollarë”, ka shtuar Berisha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS: Mashtrim me hipotekat
Këshilltarët socialistë përgënjeshtrojnë deklaratën publike të kryetarit të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, se stafi i tij ka dhënë leje shfrytëzimi për 124 objekte, të cilat së shpejti do të marrin dhe hipotekat, duke përmbushur kështu premtimin elektoral të zotit Basha. Programi i Partisë Socialiste
“Baza e programit qeverisës dhe jo thjesht një pamflet elektoral”. Kështu e ka cilësuar kreu i opozitës Edi Rama në një intervistë për Top-Channel, programin e Partisë Socialiste të publikuar të enjten dhe të titulluar “Rilindja Shqiptare”. Edi Rama thotë se taksimi progresiv nuk do të cënojë biznesin. Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
Një dite pas vendimit të parlamentit për rrëzimin e dy dekreteve të Presidentit, mes të cilëve edhe atë për ligjin e shumëdebatuar të mbetjeve, presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se bazuar në të drejtën kushtetuese, ai ktheu ligjin, duke kontestuar nenin që i hap rrugë importit të mbetjeve.
"Gjuha e tjetrit", një ndër "12 pikat"
Monika Shoshori Stafa - Ndërsa ditët që kishin mbetur deri në skajin e caktuar prej Brukselit për një vendim të ri ndaj lutjes së Shqipërisë për një status tjetër në Europën e përbashkët, në mendjet e njerëzve gjithnjë e më e kthjellët formulohej pyetja: A ka dhe diçka tjetër për verifikim, veç “12 pikave”? A erdhën vërtet në Tiranë ministrat Lambrinidis e Fratini “për të studiuar interesat e vendeve të tyre”? Apo është në kriteret e pashpallura të Europës së re, që t’i marrë vendimet e veta përmes fqinjëve?
Miratohet bordi i BSH
Në mbrëmje parlamenti votoi edhe 3 propozimet e qeverisë për Këshillin mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Lajmet kryesore
Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
"Babëzia po shkakton dëme katastrofike ndaj mjedisit"
Programi i Partisë Socialiste
Itali, vdes nëna shqiptare dhe dy vajzat
PS: Mashtrim me hipotekat