E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Shehu Beteja ime me Berishen


Refuzimin e kandidaturës së tij në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 75 vota kundër të maxhorancës, Sali Shehu  ish-deputet i demokratëve, e shpegon me dy arsye, që sipas tij lidhen ngushtësisht me kryeministrin Berisha. Arsyeja e parë sipas tij është personale.

“Nëse peshën specifike do ta kishte zënë qënia ime mik me Topin, do ta quaja varfëri të madhe të arsyetimit politik të këtij vendimi. E quaj vendimin politik për të mos më lënë të jem në krye të një institucioni që është roja e manaxhimit të parave publike”, thotë zoti Shehu.

Arsyeja e dytë e refuzimit, sipas zoti Shehu, është thellësisht politike që lidhet edhe me frikën që  ka kryeministrit nga rrjedhja e Votimi i hapur ishte një shkelje e hapur e Kushtetutës. Lidershipit të Partisë Demokratike do t'i binte mazhoranca nëse do aplikohej votimi i fshehtë

Sali Shehu
I dekretuari i presidentit për kreun e KLSH-së votave nga maxhoranca. Këtë argument, sipas Shehut, e mbështet edhe  fakti që procedura e votimit të emrit të tij ishte e hapur, pra anti-ligjore dhe me dy standarde, pasi disa minuta më vonë për zgjedhjen e anëtarëve të  Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, maxhoranca përdori votim të fshehtë.

“Votimi i hapur ishte një shkelje e hapur e Kushtetutës. Lidershipit të Partisë Demokratike i ka rënë mazhoranca, nëse do aplikohej votimi i fshehtë”, shtoi më tej Shehu.

Megjithëse humbi betejën me grupimin e tij politik, zoti Shehu nuk nxiton të shpallë divorcin me të djathtën, por vetëm me liderin e saj Berisha.

“Nuk mund të pranoj qjuhën e ashpër të Berishës në Kuvend dhe auditoret e tjera, as për moshën, as për pozicionin,. Një gjuhë në kundërshtim të plotë me apelin e ndërkombëtarëve. Filozofia e Partisë Demokratike nuk është më ajo që ka qenë”, përfundon ish-deputeti demokrat, Sali Shehu.

Kandidatura e Sali Shehut për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit u rrëzua gjatë seancës të së enjtes të Kuvendit, ku përvec këtij dekreti, mazhoranca rrëzoi edhe dekretin që kthente për rishqyrtim ligjin për importin e mbetjeve urbane.

Rrëzimi i emrit të Sali Shehut për kryetar të KLSH-së u paralajmërua që në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Deputetët demokratë hodhën poshtë kandidaturën e paraqitur në tryezën e tyre nga Presidenti i Republikës, ndërkohë që opozita refuzoi votimin në Komision duke sqaruar se për kandidaturën do të shprehej në sallën e Kuvendit.

Gjatë punimeve të së enjtes u miratuan gjithashtu edhe emrat për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës Qendrore.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha në Unazën Verilindore
Kryeministri Sali Berisha ishte në malësinë lindore të vendit, një zonë e thellë që lidh rrethin e Librazhdit me rrethin e Peshkopisë. Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë ka prezantuar buxhetin e vitit 2012, duke deklaruar se ai është më i madhi në historinë e vendit. PS: Mashtrim me hipotekat
Këshilltarët socialistë përgënjeshtrojnë deklaratën publike të kryetarit të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, se stafi i tij ka dhënë leje shfrytëzimi për 124 objekte, të cilat së shpejti do të marrin dhe hipotekat, duke përmbushur kështu premtimin elektoral të zotit Basha. Programi i Partisë Socialiste
“Baza e programit qeverisës dhe jo thjesht një pamflet elektoral”. Kështu e ka cilësuar kreu i opozitës Edi Rama në një intervistë për Top-Channel, programin e Partisë Socialiste të publikuar të enjten dhe të titulluar “Rilindja Shqiptare”. Edi Rama thotë se taksimi progresiv nuk do të cënojë biznesin. Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
Një dite pas vendimit të parlamentit për rrëzimin e dy dekreteve të Presidentit, mes të cilëve edhe atë për ligjin e shumëdebatuar të mbetjeve, presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se bazuar në të drejtën kushtetuese, ai ktheu ligjin, duke kontestuar nenin që i hap rrugë importit të mbetjeve.


Lajmet kryesore

Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
"Babëzia po shkakton dëme katastrofike ndaj mjedisit"
Programi i Partisë Socialiste
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Itali, vdes nëna shqiptare dhe dy vajzat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›