E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha prezanton zëdhënësen e re të selisë blu

Silvi Bardhi dhe kryeministri Berisha

Vetë kryeministri Sali Berisha, nga selia e PD-së ka prezantuar sot zëdhënësen e re të kësaj force politike, pas largimit për arsye personale të Albana Mustafarajt.

Silvi Bardhi, me profesion gazetare, me një eksperiencë të gjatë, do të jetë zëri i ri i Partisë Demokratike.

Berisha vlerësoi lart punën  e bërë nga zëdhënësja Mustafaraj, ndërsa shprehu besim për punën që pritet  të bëjë zëdhënësja e sapoemëruar, Silvi Bardhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›