Djegia e flamurit, AK: Maqedonia po i vë zjarrin vetes
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi reagon pas djegies së flamurit shqiptar nga Organizata Kristiane Maqedonase.
Në një deklaratë për mediat, AK e dënon veprimin antishqiptar, duke theksuar se më të tilla incidente, Maqedonia po i vë zjarrin vetes.
Për AK veprime të tilla janë, jo vetëm krejtësisht të papranueshme, por edhe të dënueshme e për këtë duhet të reagojnë institucionet përkatëse dhe vetë shteti maqedonas dhe distancim nga te tilla veprime.
“I bejme apel BE dhe SHBA qe te parandalojne ne keto kete cmenduri sa nuk eshte vone”- thuhet ne deklarate.