Berisha pritet me brohoritje para parlamentit

Ish kryetari i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha është pritur si hero në hyrje të parlamentit shqiptar, ndërsa pritej të fillonte seanca e parë e legjislaturës së re. Një ditë më parë ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD nga kreu i partisë Lulzim Basha, pasi më parë DASH e kishte shpallur të padëshirueshëm në SHBA. “PD do dali më e fortë nga kjo betejë ” tha zoti Berisha para përkrahësve të tij. “Sfida kryesore e PD është rikthimi i sovranitetit të grabitur poshtërsisht nga marrëveshja Basha-Rama” tha ish kreu i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha. Pas këtyre deklaratave priten zhvillime brenda PD dhe grupit të saj parlamentar. Ky i fundit duket se është ndarë mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të zoti Berisha. Në hyrje të parlamentit ai u prit nga deputetët demokratë Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi.