Nis parlamenti, Bozo hap seancën

Sesioni i ri parlamentar u çel sot në Tiranë nga deputetja më e vjetër Luljeta Bozo. “Jemi në Kuvend falë vullnetit të popullit shqiptar” tha zonja Bozo. “Të qëndrojmë larg gjuhës së urrejtjes! Të çojmë më tej reformat e mëdha të nisura në sesionin e kaluar! Të punojmë për të gjithë njëlloj pa parë ngjyra partiake” ishin mesazhet që përcolli ajo.