Berisha pritet të shpallë qeverinë e re

Pas dekretimit nga Presidenti Topi, kryeministri Sali Berisha pritet që të mbajë një konferencë për shtyp rreth orës 19:30 ku do të bëjë publikë emrat e ministrave të qeverisë së re. Tashmë janë bërë me dije emrat e ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, i cili do të mbajë edhe postin e zëvendëskryeministrit, ministër i Ekonomisë dhe Privatizimeve do jetë Dritan Prifti ndërsa i Shëndetësisë, Petrit Vasili, të dy emra që vijë nga radhë e LSI-së. Ndërkohë që Fatmir Mediu pritet të drejtojë ministrinë e Mjedisit.
Sot në mesditë, Partia Demokratike i depozitoi presidenti Topi kërkesën që Berisha të ishte kreu i ri i qeverisë dhe t'i besohej formimi i kabineti të ri qeveritar.
Sot në mesditë, Partia Demokratike i depozitoi presidenti Topi kërkesën që Berisha të ishte kreu i ri i qeverisë dhe t'i besohej formimi i kabineti të ri qeveritar.