E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti vizitohet nga bashkëshortja

Është njeriu i parë që pas arrestimit ka arritur që të takojë në dhomën e spitalit të Burgut të shumëkërkuarin e drejtësisë Dritan Dajtin. Me një leje të posaçme nga Prokuroria për Krime të Rënda, ditën e mërkurë bashkëshorja ka arritur të takojë Dajtin. Burime nga burgjet bënë të ditur për "Ora News" se më në fund është lejuar që ajo të takojë bashkëshortin. Ndërsa disa javë më parë vëllai i Dritan Dajtit i ka dërguar këtij të fundit ushqime. Aktualisht sipas të njëjtave burime mësohet se Dritan Dajti ndodhet nën vëzhgimin e rreptë të mjekëve të këtij spitali dhe pritet që të operohet ditët ne vazhdim për të bërë të mundur heqjen e dy plumbave që ai ka në trup, një në kolonën vertebrale e cila i ka shkaktuar edhe paralizimin e njërës këmbë dhe plumbit tjetër që ndodhet në këmbën e majtë. Ndërkohë sipas burimeve në dhomën e spitalit të burgut Dritan Dajtin e kanë takuar edhe prokurorët e çështjes të cilët e kanë marrë në pyetje. Personazhi i shumëkërkuar i drejtësisë shqiptare do të mbahet mend për operacionin e arrestimit të tij, gjatë të cilit u vranë katër punonjës policie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›