Berisha priti ish ambasadorin amerikan ne Tirane Ryerson
Kryeministri Berisha priti në një takim ish ambasadorin amerikan në Tiranë, zotin Ëilliam E. Ryerson, i cili ndodhet në Shqipëri me ftesë të kryeministrit për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit. Zoti Ryerson u shpreh i impresionuar me ndryshimet dhe progresin e jashtëzakonshëm që gjeti në Shqipëri.Zoti Ryerson shprehu veçanërisht kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe besimin për progresin e saj në procesin e integrimit evropian. Nga ana e tij Kryeministri Berisha falënderoi Shtetet e Bashkuara për rolin primar në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe e siguroi zotin Ryerson se objektivi i ardhshëm i qeverisë shqiptare është anëtarësimi në BE. Në këtë kontekst, Kryeministri siguroi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira e të ndershme dhe shprehu shpresën se opozita e udhëhequr nga zoti Rama do të heqë dorë nga bllokimi i procesit të integrimit duke i votuar tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Evropian, si dhe do të marrë pjesë me vullnet të mirë politik në zgjedhjet e vitit 2013.