E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Iliria-s dhe Oriku Lisus leshohet ne det

Anija “Lisus” e ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë hollandeze “DAMEN”, është një tjetër anije që i shtohet Forcave Detare.
Ministri Imami gjatë ceremonisë së lëshimit në Pashaliman e cilësoi një ditë të veçantë.

“Kjo është një ditë e veçantë për Forcat tona të Armatosura, pak ditë pas festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe në vigjilje të 100-vjetorit të krijimit të FA përurojmë lëshimin në ujë të anijes “Lisus”......
Lisus është anija e tretë që është ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë holandeze “DAMEN” dhe e dyta e prodhuar në kantierin tonë në Pashaliman. Më tej ministri Imami ka nënvizuar faktin se: “Forcat Tona të Armatosura shkojnë nesër në 100-vjetorin e krijimit të tyre me një anije më shumë për Forcat Detare”. Sot, ka vijuar më tej ministri Imami kam kënaqësinë tju bëj me dije, se po sot vjen edhe një helikopter i tipit “Cougar” për Forcat tona Ajrore, duke e çuar kështu në dy numrin e helikopterëve të rinj për këtë forcë.
Në këtë 100-vjetor ka vijuar ministri Imami, Forcat e Armatosura vijnë me një bilanc të pasur rezultatesh të larta, ata e kanë ngritur lart emrin dhe lavdinë e tyre, si një pjesë dinjitoze e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Anija Lisus është anija e parë shqiptare e shekullit të II-të të shtetit shqiptar.
Ajo eshte e gjate prej 42.7 metra dhe gjerësi 7.2 metra. Lundron me shpejtësi 26 nyje në orë, me një tonazh prej 220 ton dhe autonomi lundrimi 14 ditë.
Lisus do të lundroj përkrah anijeve të NATO-s në operacione dhe stërvitje të përbashkëta, dhe do te mbaje flamurin shqiptar në ujërat ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›