Ushtria shqiptare pajiset me helikopterin Cougar
Ushtria shqiptare është pajisur në vigjilje të ditës së 100-vjetorit të krijimit të saj me një helikopter të ri, të tipi Cougar, i ndërtuar sipas marrëveshjes me kompaninë Eurocopter. Në pjesën ushtarake të aeroportit të Rinasit, u zhvillua edhe ceremonia e marrjes në dorëzim nga Forcat Ajrore të këtij helikopteri, ku ministri Imami në fjalën përshëndetëse u shpreh se modernizimi është projekti më i madh i ushtrisë shqiptare në 20 vitet e fundit.
Helikopteri që është marre ne dorezim nga forcat tona ajrore, është modeli më i përparuar i familjes “Cougar”. Ai ka një kapacitet transporti prej 24 trupash me një manovrueshmë të lartë në kushte të vështira moti; siguron ndriçim dhe komandim ditën dhe natën; si dhe zotëron një shpejtësi të madhe. Helikopteri është i pari i një seti prej pesë të tillësh, të cilët do të kenë funksione të dedikuara për kërkim-shpëtim; për transport mjekësor dhe trupash, ndërkohë që janë të aftë edhe për misione luftimi. Në kontratë me kompaninë “Eurocopter” përfshihet gjithashtu edhe një helikopter i ri për shërbimin VIP.