E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha promovon HEC-et

Kryeministri Berisha i cili po merr pjese ne punimet e asamblese Parlamentare te Kombeve te Bashkuara u takua me kompani financiare dhe investuese te Eumlall Street-it burses kryesore te Nju Jorkut.

Kryeministri Berisha u beri nje ekspoze te ekonomise shqiptare lehtesite qe ofron Shqiperia per celjen e nje biznesi dhe menyren se si ekonomia shqiptare e perballoi krizen ekonomike boterore. Dy argumente te tjere te kesaj ekspozeje ishin eurobondet pra bonot e thesarit te emetuara nga qeveria shqiptare ne euro dhe kontratat per hidrocentralet private.

Kete vit iu drejtuam euro-tregut. Deutche Bank dhe Morgan ishin optimiste lidhur me eurobondin shqiptar. Por kjo nuk ishte koha e duhur per shkak te borxhit grek dhe kjo u pa edhe ne diten kur do te takonim investitoret ne Londer por ne mengjes borxhi grek shenoi piken maksimale. Ne u terhoqem po keshtu edhe 8 qeveri te tjera. Tani do te rikthehemi. Ne nuk jemi vend qe perdor euron por ne jemi nje ekonomi me permasat e euros. Kjo pati efekte vitin e kaluar. Megjithate monedha jone eci me mire se te gjitha monedhat e tjera jashte eurozones eshte shprehur Berisha.

Vendi im nuk eshte nje vend i madh eshte nje vend i vogel ne harte por me potenciale te medha ne fushen e energjise nje vend i bekuar plot me ujera... Fale nje ligji shume te favorshem ne ia dolem qe te hapim nje gare shume te mire per ndertimin e hidrocentraleve dhe keshtu ne dy vite qeveria shqiptare nenshkroi 220 kontrata per te ndertuar 220 hidrocentrale. Nje prej tyre do te jete me i madhi ne Evrope sepse do te ndertohet nga kompania austriake EVN dhe ajo norvegjeze Statgraft por gjithashtu ka nga e gjithe bota. Puna ka filluar per ndertimin e 36 prej tyre shtoi ai.

Gjate punimeve te Asamblese se Kombeve te Bashkuara kryeministri Berisha do te mbaje nje fjale ne samitin Objektivat e sfidave te mijevjecarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›