E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe-Tirane aksident i rende 5 te plagosur 2 ne gjendje te rende

Rreth ores 1415 nje aksident i rende eshte shenuar ne superstraden Lezhe-Tirane vetem 100 metra larg Kryqezimit te Ishull Lezhes. Burime policore bejne te ditur se ne aksident jane perfshire 3 automjete kamion trajl me targa LU 98 42 B me drejtues shtetasin Elmaz Demaj 51 vjec si dhe 2 autovetura Fiat Bravo me targa te huaja AH 517 ZA me drejtues shtetasin Zef Lleshi 30 vjec nga Barbullushi i Shkodres dhe automjeti Benz me targa SH 14 01 E me drejtues shtetasin Senad Ramja nga Shkodra. Si rezultat i perplasjes se ketyre automjeteve policia ben te ditur se jane plagosur rende drejtuesi i Fiatit Zef Lleshi 30 vjec nga Shkodra si edhe nje pasagjer Gezim Marku 35 vjec nga fshati Gjader i Lezhes ndersa eshte plagosur lehte pasagjeri Eduart Gjeci 26 vjec nga fshati Stajke i Shkodres. Te lenduarit jane transportuar menjehere ne spitalin rajonal te Lezhes ndersa mesohet se Zef Lleshi dhe Gezim Marku jane transportuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ne gjendje te rende shendetesore.
Policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve te aksidentit



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›