Mustafaj Maxhoranca tentoi intimidimin e presidentit

Ka nje tentative per ta intimiduar kryetarin e shtetit por eshte edhe nje menyre per te ndikuar ne perzgjedhjen e kandidateve qe mund te behej ne nje rruge shume normale aq me teper qe kemi nje president qe vjen nga PD-ja. Parlamenti nuk eshte i detyruar te miratoje te gjithe emrat e presidentit. Ne momentin qe ne ligj parashikohet qe te votohet pa debat atehere nuk ka as argumentim shprehet Mustafaj.
Ne vijim ai shton se ne keto refuzime ka prapavije politike. Te gjithe ata qe thone te kunderten duan te fshihen pas gishtit. Nese duam te ndertojme nje sistem transparent gjerat duhen thene me sinqeritet. Duhet qe secili te respektoje prerogativat e veta kushtetuese dhe duhet te besojme se nisen te gjithe nga qellimi i mire per perzgjedhjen e njerezve me te ndershem shon ish kryediplomati shqiptar.
Mustafaj i dha nje mesazh presidentit duke theksuar se kreu i shtetit duhet te ndihet me shume ne jeten politike te vendit. Presidenti duhet te ndihet me forte ne jeten politike te vendit. Si simbol i unitetit te kombit ai duhet te ndihet me shume. Ne presim qe presidenti si personi i shprehjes se unitetit te popullit duhet te jete me prezent me mendimet dhe nderhyrjet ne jeten politike. Ne kete kuptim Presidenti i Republikes ende nuk eshte aty ku ne qytetaret e Republikes e presim perfundoi ish ministri i Jashtem.