E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Parku i Ideve" tek Marubi, Çashku: Zonë publike

Me iniciativë të studentëve të Akademisë Marubi, si dhe studentë të universiteteve publike dhe private, zona e gjelbër e kësaj akademie është shndërruar në “Parkun e Ideve”. Iniciativa nxit qytetarët dhe studentet të kontribuojnë në ide. 

TIRANE- Parku i Akademisë së Filmit Marubi shndërrohet simbolikisht në “Parkun e Ideve”. Iniciativa për parkun e ideve, ku çdo qytetarë mund të japë një ide se si mund të ndërtohet dhe mbrohet një pronë publike u ndërmor nga studentë të Marubit, studentë të universiteteve publike dhe private Lëvizja Mjaft si dhe Shoqata e të Blertëve. Për këtë arsye në zonën e gjelbërt përpara Akademisë hapësirë e cila ishte edhe mollë sherri e konfliktit mes Marubit dhe Albafilm, u mboll simbolikisht një pemë dekorative.

Duke i bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve që të kontribuojnë dhe të besojnë të “Parku i Ideve” si hapësirë e lirisë së natyrës dhe mendimit qytetarë Rektori i Marubit Kujtim Çashku, u shpreh se kjo hapsirë e cila mbart histori kulturore do të vazhdojë të mbetet zonë publike.

Akademia e filmit dhe multimedial Marubi u përfshi në një konflikt me qeverinë, konkretisht me ministrin e Kulturës për shkak të përdorimit të disa ambienteve nga shkolla Marubi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›