E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha rikonfirmohet kryetar i PD-së

Zgjedhjet në këtë parti u zhvilluan gjatë ditës së djeshme ku u mbledh Këshilli Kombëtar. Nga 1267 delegatë të pranishëm 1204 prej tyre kanë votuar pro, 5 kundër dhe 4 vota janë shpallur të pa vlefshme, ndërkohë që rreth 30 delegatë kanë apstenuar.

Me këtë rezultat, Berisha rikonfirmohet kryetar me shumicë votash prej 99%. Gjatë një deklarate televizive, Berisha teksa pa rezultatin, u shpreh se herën tjetër do të bëndë edhe ata 5 delegatë që kanë votuar kundër që të votojnë për të. Për sa i përket kandidimit të vetëm, Berisha tha se ska se si mund të ishte ndryshe dhe nuk e nevojshme gara, pasi ai e kishte shpallur fituese partinë në zgjedhjet e përgjithshme.

 “Përshëndes dhe përqafoj secilin që votuan Sali Berishën për kryetar në Kuvendin e Partisë Demokratike dhe t’u uroj mbarësi dhe sukses. T’iu uroj gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, tha Berisha. Njëkohësisht janë zhvilluar zgjedhjet edhe për përzgjedhjen e 100 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, rezultatet e të cilit do të dalin gjatë së mërkurës ose të enjten. Në garë për këtë Këshill ishin rreth 400 kandidatë të cilët janë prezantuar gjatë ditës së djeshme.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›