Fidel Kastro: SHBA ka nisur një ofensivë të re
Samiti përfundoi me një letër të Fidel Kastros, e cila u lexua para të pranishmëve nga presidenti venezuelian Hugo Çavez.
Në letër shkruhej se Shtetet e Bashkuara ishin hedhur sërish në një ofensivë në Amerikën Latine, duke kërkuar ngritjen e bazave ushtarake në Kolumbi me pretekstin për të luftuar trafikun e drogës.
“Qëllimet e vërteta të një perandorie fshihen pas buzëqeshjes miqësore dhe fytyrës afro-amerikane të presidentit Barak Obama”, shkruan Kastro në letrën e tij dërguar pjesëmarrësve në samitin dyditor.
Samiti i liderëve të majtë u organizua për të pestin vit radhazi. Ai u mblodh për herë të parë në vitin 2004 me thirrje të Fidel Kastros, në atë kohe ende president i Kubës, për të kundërshtuar politikën e bllokadës ekonomike të vendosur prej Uashingtonit ndaj Kubës, Venezuelës dhe Bolivisë.