8 maji tani duhen zgjedhje te parakohshme
Socialistet europiane urojne kreun e selise roze Edi Rama per fitoren e arritur ne zgjedhjet e 8 majit duke shpresuar edhe ne nje aktualizim te zgjedhjeve te parakohshme. Ne nje mesazh urimi ata kane vleresuar rezultatin i cili sipas tyre ngre pikepyetje mbi legjitimitetin e qeverise shqiptare. Konfirmohet keshtu suksesi i plote i Partise Socialiste shqiptare ne keto zgjedhje administrative. Edit i percjellim urimet me te sinqerta e shpresojme qe Shqiperia te mund te shikoje konfirmimin e zgjedhjeve politike te parakohshme. Kjo per ti dhene mundesine popullit shqiptar per te pasur nje qeveri legjitimiteti i te ciles nuk mund te vihet ne diskutim nga askush duke garantuar keshtu pershpejtimin e procesit te pranimit ne Bashkimin Europian - thuhet ne mesazhin e Partise Demokratike italiane.