Ristani 48 ore kohe per rezultatin final te Bashkise se Tiranes

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi po pritet mberritja ne KQZ e te gjitha tabelave permbledhese nga KZAZ-te.
Procedurat ligjore jane parashikuar nga kodi dhe pas verifikimit brenda 48 oreve do te kete nje tabele permbledhese per Tiranen. Deri tani kane ardhur vetem gjysma tha Ristani.
I pyetur ne lidhje me pretendimin e PD-se per disa flete ne favor te kandidatit Basha te gjetura ne kutite e keshillave bashkikae Ristani u shpreh se kjo eshte kompetence e KZAZ-ve perkatese.
Sipas nje njoftimi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te mblidhet serish pasditen e sotme ne oren 1800 per te percaktuar udhezuesin dhe menyren se si do te behet verifikimi i procesverbaleve te 11 KZAZ-ve te Tiranes.
Burime nga KQZ-ja bejne me dije se deri ne oret e para te pasdites ne KQZ kane mberritur vetem 10 procesverbale nga qendrat e numerimit nga 11 qe kishte gjithsej kryeqyteti. Afati prej 48 oresh nis qe nga mberritja e te gjithe procesverbaleve ne zyrat e KQZ gje qe do te thote se me rezultatin zyrtar per zgjedhjet ne kryeqytet do te mund te njihemi ne fillim te javes tjeter.
Redaksia Online